Tre vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë

15.09.2016 10:56
Tre vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë

Një grua ka vdekur të mërkuren si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes në dorë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova”, në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ekipi i ndihmës së shpejtë,  kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Gjatë 24 katër orëve të fundit sipas raportit të policisë janë gjetur edhe dy viktima tjera pa shenja jete në rrethana të pa njohura.

Njëri rast ka ndodhë në Gllogoc ku viktima mashkull është gjetur i shtrirë në orët e mbrëmjes kurse rasti tjetër në rrugën 28 nëntori në Skenderaj, me c`rast viktima është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij. Të dy trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.  /Insajderi.com