Tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Australi

Tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Australi

Tre persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël në rajon Suttontoën pranë Mount Gambier në Australi.

Policia australiane njofton se avioni njëmotorësh Tobago është rrëzuar në një fushë, por nuk ka dhënë detaje për numrin e personave të cilët kanë qenë brenda tij, ndërsa nuk ka bërë të ditur as identitetin e viktimave.

Këshilli australian për sigurinë në transport ka bërë të ditur nisjen e një hetimi për shkaqet e rrëzimit të avionit, raporton AA.

Muajin e kaluar në një aksident të ngjashëm në Renmark, jetën e humbën tre persona.