Tre të vdekur në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Tre të vdekur në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Në aksidentin që ndodhi këtë mëngjes në magjistralen Prishtinë-Ferizaj kanë humbur jetën tre persona.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.  Raportohet se me veturën që është përplasur me një kamion ka qenë duke udhëtuar një familje.

Policia ka njoftuar se në aksident kanë humbur jetën dy femra e një mashkull./Insajderi.com