Tre të rinjë ofenduan krishtërimin, gjyqtarja i detyron të mësojnë vargjet e Kuranit për të

13.02.2018 15:08
Tre të rinjë ofenduan krishtërimin, gjyqtarja i detyron të mësojnë vargjet e Kuranit për të

Lufta e ashpër civile nga viti 1975 deri në vitin 1990, pas së cilës qëndronin përplasjet ekstremiste fetare, e ku të paktën 120 mijë persona humbën jetën ishte një mësim me kosto për Libanin.

Sot, ky vend i Lindjes së Mesme ka ndryshuar krejtësisht dhe merret si shembull i bashkëjetesës fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve.

Kjo bashkëjetesë është e sanksionuar edhe në ligjet vendase, ku ofendimi i fesë së tjetrit dënohet deri në 3 vite burg.

Por, tre të rinj, që kishin ofenduar Virgjëreshën Mari i shpëtuan qelisë falë gjenialitetit të një gjyqtareje në qytetin verior të Tripolit.

Pasi u provua se të rinjtë kishin ofenduar Marinë, gjyqtarja dha një vendim të veçantë. Ajo urdhëroi të rinjtë që të mësojnë përmendesh vargjet e Kuranit ku flitet për Marinë, nënën e Jezusit.

Jezusi është një ndër profetët më të rëndësishëm edhe në islam, ku njihet me emrin Isa dhe në suret e Al-Omran përmendet edhe Maria.