Tre të plagosur pasi makina niset drejt këmbësorëve në Londër

Tre të plagosur pasi makina niset drejt këmbësorëve në Londër

Të paktën tre persona janë dërguar në spital, pasi një makinë ka goditur viktimat këmbësorët në Islington, në Londër.

Policia ka gjetur dy thika në vendin e ngjarjes në “Essex Road” zonë kjo e cila ka mbetur e bllokuar.

Një dëshmitar e ka përshkruar atë si një “kaos absolut”, ndërsa një tjetër tha se të plagosurit u “plagosën rëndë”, shkruan Daily Star.

Një zëdhënës i policisë metropolitane ka thënë se katër meshkuj, të moshës mes 17 dhe 19 vjec, janë arrestuar në lidhje me incidentin.

Ndërsa tre persona, dy meshkuj dhe një femër, janë dërguar në spital për trajtim.

Londra ka qenë në gatishmëri të lartë pasi javën e kaluar një person kishte therur me thikë një policë dhe shumë persona kishin mbetur të vdekur, rast ky që kishte ndodhur afër Parlamentit në Londër. /Insajderi.com