Tre të miturit nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen e Aulon Zekës

Tre të miturit nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen e Aulon Zekës

Asnjëri nga tre të miturit, të cilët po përballen me drejtësinë për vrasjen e 16- vjeçarit, Aulon Zeka, nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës.

Në anën tjetër, familja e të ndjerit po kërkon zbatimin e ligjit dhe dënimin e tyre. Procesi gjyqësor ka nisur pas tre muajsh, që prej vrasjes së Zekës në kryeqytet.

Për detajet e seancës së parë, e cila është mbajtur këtë të premte, “Koha Ditore” ka mësuar nga avokatët mbrojtës, pasi që gjykimi për të mitur zhvillohet me dyer të mbyllura.

Para një muaji, dy prej të miturve janë akuzuar nga prokuroria për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre, kurse i mituri tjetër, për moslajmërim të veprës penale. Njëri prej tyre akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.