Një burrë dhe dy gra që jetojnë së bashku kanë bërë të ditur se presin një fëmijë, duke këmbëngulur se “tre prindër janë më mirë se dy”.

“Tre prindër janë më mirë se dy”: Jeta e lumtur e dy grave me një burrë

Lajmi i çuditshëm vjen nga Londra, ku britaniku Adam Lyons është “burri më me fat”, pasi ndan jetën e tij me dy të dashura, Brooke Shedd dhe Jane Shalakhova.

Ai ka një fëmijë me Brookë, Danten 2-vjeçar, por tashmë pret një tjetër djalë, por nga Jane.

Treshja, të cilët ndajnë së bashku një krevat super të madh, shpreson që fëmija i ardhshëm, që pritet të lindë në korrik, do të përfitojë nga kjo lidhje e tyre.

“Është shumë bukur që do të bëhemi prindër të gjithë dhe do të rrisim fëmijët tanë bashkë”, ka thënë 36-vjeçari Adam.

“Ne kemi folur për këtë dhe të gjithë e konsiderojmë veten tonë prindër të fëmijëve. Me fëmijët, emrat tajën janë zyrtarisht, “Babi”, “Mami” dhe “Mami”. Për ne, tre është më mirë se dy”, vijon ai.

Në fakt, të tre mendojnë se lidhja e tyre e pazakontë mund të jetë e ardhmja e lidhjes dhe prindërimit.

Adam, i cil ka një biznes të vetin është edhe njerku i djalit 7-vjeçar të Brook, Oliverit.