Tre persona bëhen për spital – detaje nga sherri në koncertin e Elvana Gjatës

Tre persona bëhen për spital – detaje nga sherri në koncertin e Elvana Gjatës

Mirsad Bojko është arrestuar pas një rrahje që kishte ndodhur në koncertin e këngëtares Elvana Gjata në një klub të natës në qytetin e Pejës, ku si pasojë tre persona kishin kërkuar ndihmë mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka treguar për Gazetën Insajderi, për ngjarjen e cila kishte ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës.

“Rasti ka ndodh diku rreth orës 01:00 më datën 08.08.2018, ky rast është regjistruar në stacionin e policisë në Pejë si rast me lëndim të lehtë truporë, vendi i incidentit ka ndodh në rrugën “Petro Marko”, diskoteka në Pejë, ku një person i dyshimtë me inicialet M.B është arrestuar për shkak se tri viktima të gjinisë mashkullore kanë raportuar se janë rrahur fizikisht nga rojet e sigurimit”, ka thënë Ibraj për Insajderin.

Ibraj ka treguar se “tre personat me inicialet E.E i lindur më 1995, G.E i lindur më 1997 dhe R.R i lindur më 1994 kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, mirëpo sipas policisë ato lëndime janë konsideruar lëndime të lehta trupore”. /Insajderi.com