Tre njerëzit më të fuqishëm në VV, sipas Shpend Ahmetit

Tre njerëzit më të fuqishëm në VV, sipas Shpend Ahmetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti është personaliteti më autoritativ në VV, por personat që kanë marrë vendime në VV kanë qenë ata që tash janë kundër njëri tjetrit.

“Albin Kurti, Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj, ata kanë qenë tre njerëzit kryesor në VV që i kanë marrë shumicën e vendimeve”, ka thënë ai.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se Kurti ëshë njeriu më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ai ka vendosur të kandidajë për kryetar të VV-së, për arsye se ka menduar që është personi më adekuat dhe me autoritetin më të madh për ta udhëhequr Lëvizjen”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, thyerjet në mes Kurtit, Molliqajt e Ymerit, i ka parë në prill të vitit 2017, dhe që sipas Ahmetit, ka qenë diçka e çuditshme.