Tre liderët e vendit i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit me gafe

Tre liderët e vendit i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit me gafe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë bërë secili nga një gafë brenda një jave.

I pari e nisi presidenti i cili pasi u detyrua ta fshijë logon e parë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pasi doli e plagjiaturë, u zhyt në një skandal tjetër, atë të përzgjedhjes së një logos së dytë, e cila doli se ishte kopje e një vepre tjetër, që e kishte bërë vet autori i logos, Zeni Ballazhi, për një kongres partie në Maqedoni, BDI.

Kësisoj presidenti nisi këtë javë me gafën e një logoje që u zbulua se ishte kopje e një logoje tjetër të partisë së Ali Ahmetit në BDI.

Afera me dy logot e kopjuara të 10-vjetorit dhe konkursi veç me dy kritere

Nuk kaluan as dy ditë, dhe pasardhësi i tij në PDK, Kadri Veseli, si kryetar i Kuvendit bëri një gafë në Reçak. Teksa foli për viktimat dhe dhunën e shtetit serb gjatë luftës në Kosovë, dha një deklaratë që bëri bujë.

Veseli: Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish

Fillimisht iu drejtua Serbisë me një term që në vitet ’90 i drejtoheshin Evropë, duke i thënë “Serbia plakë”, e më vonë e kërcënoi Serbinë se do t’i ndiqte deri në Nish.

Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish“, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës. Presidenti serb, iu kundërpërgjigj Veselit, duke i thënë se ai në Nish mund të vij vetëm si turist.

Vuçiq: Kadri Veseli mund të vi në Nish vetëm si turist

E dy ditë pas kësaj deklarate, gafë bëri edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai teksa pozonte me disa nxënës para bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, vrapoi në mënyrë histerike drejt zyrave të Qeverisë së Kosovës.

Ky vrapim bëri bujë në media dhe rrjetet sociale, teksa Zyra e Kryeministrit tha se Haradinaj vrapoi pasi kishte një takim të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj vrapon në shesh

Kësisoj të tre liderët kryesor të vendit, i bënë konkurrencë njëri-tjetrit në garën se kush do të bëjë gafe më shumë, përmes vendimeve aspak profesionale sikurse përzgjedhja e logos, deklaratave aspak të matura për “luftë me Serbinë” e deri tek “vrapimi histerik” në emër të nja takimi urgjent./Insajderi.com

Arsyeja pse vrapoi Haradinaj, sipas zyrës së kryeministrit