Tre futbollistët shqiptarë që nuk e përmbushën kurrë potencialin e tyre

Insajderi

Insajderi Eros Klaiqi

23.09.2016 20:43

Të kesh futbollistë shqiptarë në klubet kryesore të Evropës ditëve të sotme është bërë pothuajse e zakonshme. Xhaka, Shaqiri apo Januzaj janë vetëm tre prej emrave të futbollistëve me origjinë shqiptare që kanë arritur të luajnë në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Tre futbollistët shqiptarë që nuk e përmbushën kurrë potencialin e tyre

Mirëpo, para disa vitesh futbollistët shqiptarë në klubet e njohura evropiane kanë qenë të paktë, për të mos thënë nuk ka pasur fare. Në një periudhë kah fundi i dekadës së kaluar, futbolli shqiptar priste shndritjen e një numri talentesh, të cilët nuk “shpërthyen” asnjëherë.

Edgar Çani, Jahmir Hyka e Enis Alushi janë tre futbollistët shqiptarë që pritej se do të bënin karrierë të madhe futbollistike, e që kurrë nuk e përmbushën potencialin e tyre, raporton Gazeta Online Insajderi.

edgar

Çani, tani 27-vjeçar, futbollist i skuadrës së Pisa-s në Serinë B të futbollit italian, dikur luante me skuadrën e Palermos, dhe si 18-vjeçar krahasohej me ish-futbollistin italian Christian Vieri. Ai njihej me nofkën “Bobo Vieri i ri”.

Vetëm si 18 –vjeçar, Çani u ble nga skuadra siciliane Palermo për 1 milionë euro nga Pescara, dhe pritej që në sezonet e ardhshme të merrte një rol të rëndësishëm në skuadër. Por që nga ajo kohë, futbollisti shqiptar u huazua në pesë skuadra të Serisë B, derisa në vitin 2011 u transferua si transfer I lirë tek skuadra polake Polonia Warsaw.

Sulmuesi pati edhe një aventurë të shkurtër tek Leeds në Angli, me të cilën nuk u paraqit rregullisht dhe në gusht të vitit të kaluar përfundoi në Serinë C, tek skuadra e vogël e Pisa-s. Këtë vit skuadra e Pisa-s luan në Serinë B.

Ai luajti në një periudhë edhe me kombëtaren shqiptare, gjatë sezonit 2012-13, mirëpo forma e dobët me klubet e tij në Itali, e bëri që të “zhdukej” shumë shpejtë edhe nga kombëtarja e De Biasit, raporton Insajderi.

Edhe mesfushori Jahmir Hyka është një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë të 15-20 viteve të fundit. Ai u formua si futbollist në akademinë e njohur të futbollit “Dinamo” në Tiranë, derisa debutoi me kombëtaren shqiptare në moshën 18 vjeçare, duke u bërë njëri nga futbollistët më të rinj që luan me Shqipërinë.

hyk

Në moshën 19 vjeçare, Hyka u transferua nga Dinamo Tirana tek kampioni i shumëfishtë i Norvegjisë, Rosenborg, me të cilën u paraqit për vetëm një stinor. Pas kësaj aventure ai u shit për rreth 200 mijë euro tek gjiganti grek Olympiacos, nga e cila u huazua sërish në KF Tirana.

Hapin e madh Hyka e bëri si 20-vjeçar, kur më 1 korrik të vitit 2008 u transferua tek skuadra e Bundesligës gjermane Mainz 05, me të cilën zhvilloi 13 ndeshje në total, duke mos arritur të shënojë asnjë gol.

I njohur si “Messi i Shqipërisë”, 28-vjeçari bëri karrierë edhe me grekët e Panionios, derisa që nga viti 2011 luan me skuadrën modeste të superligës zvicerane, Luzern.

Treshën e futbollistëve që nuk e përmbushën asnjëherë pritshmëritë e publikut dhe medieve, e përmbyll anëtari dhe zëvendës-kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi. Bashkëshorti i futbollistes më të famshme shqiptare, Fatmire Bajramaj, nuk arriti asnjëherë sukseset e gruas së tij.

Ai konsiderohej si e ardhmja e përfaqësueses gjermane, 11 vite më parë, kur pati zhvilluar 10 ndeshje me Gjermaninë U-20.

Ai luante përkrah Manuel Neuer-it, Mario Gomez-it dhe Christian Gentner-it nw pwrfaqwsuesen gjermane tw moshave, tre futbollistë që më pas arritën që të tre të fitojnë titullin kampion të Gjermanisë. Alushi asnjëherë nuk arriti të paraqitej në Bundesliga 1.

Hamburg Patrick Erras ( 29, 1. FC Nuernberg), Enis Alushi ( 19, FC St. Pauli), FC St. Pauli vs. 1. FC Nuernberg, Fussball, 2. Bundesliga, 29.11.2015, Copyright: Hundt/Eibner-Pressefoto EP_MHT Hamburg Patrick Erras 29 1 FC Nuernberg Enis Alushi 19 FC St Pauli FC St Pauli vs 1 FC Nuernberg Football 2 Bundesliga 29 11 2015 Copyright Hundt Eibner Press Photo EP_mht

Kohën më të madhe të karrierës e kaloi në Bundeliga 2, me skuadra të njohura të kësaj kategorie, si Kaiserslautern e Paderborn. Në 172 ndeshje në Bundesliga 2, tashmë anëtari i Kosovës shënoi 8 gola derisa asistoi 21 herë.

Momentalisht Alushi luan në radhët e skuadrës e njohur bavareze Nurenberg, po ashtu në ligën e dytë të Gjermanisë – Bundesliga 2. /Insajderi.com