Tre filmat më të mirë vendor shfaqën sot në “Ali Podrimaj”

Tre filmat më të mirë vendor shfaqën sot në “Ali Podrimaj”

Parku kulturor “Ali Podrimaj”  në Gjakovë, organizon  sot shfaqjen  e tre filmave  më të mirë vendor të metrazhit të realizuar së fundmi.

Kohëzgjatja e këtyre filmave do të jetë  1 orë kurse hyrja do të jetë falas.

“Ajo” ka fituar  të drejtën për aplikim në Oscars të këtij vitit dhe ka qenë finalist në Manhattan Short Film Festival.

Nën regjinë e More Raça, filmi ka në qendër  të vëmendjes  rolin e diskriminuar të gruas në shoqërinë tonë.

“Një Muaj”, po ashtu film i nominuar e triumfues në festivale ndërkombëtare, me regjinë e Zgjim Terziqi, bazohet në histori të vërtetë.

Ana është një grua e çuditshme 40-vjeçare e pamartuar, e cila jeton muaj në muaj me secilën nga katër motrat e saj, të cilët mbledhin ndihmën e qeverisë për kujdesin e saj.

“Gardhi” me producent Bujar Kabashi dhe regjisore Lendita Zeqiraj, i kualifikuar për Oscars e fitues në Dokufest, e mbyll natën e së premtes. Pavarësisht këmbënguljes së Genti që të dëgjohet, nëna e tij nuk i kushton vëmendje.