Tre fëmijë bllokohen në ashensorin e Mini Max-it, shpëtohen nga zjarrfikësit

Tre fëmijë bllokohen në ashensorin e Mini Max-it, shpëtohen nga zjarrfikësit

Për rreth 30 minuta kanë mbetur të ngujuar 7 klientë, në mesin e tyre tre fëmijë, në ashensorin e Qendrës Tregtare ‘Minimaxi’ në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Ashensori është bllokuar si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa askush nga stafi i këtij biznesi nuk ka reaguar për t’i nxjerrë nga ashensori klientët.

Në ashensor ka qenë i pranishëm edhe kryeredaktori i gazetës ‘”Zëri”, Lavdim Hamidi, me bashkëshorten dhe dy vajza të vogla.

Ai ka treguar se bashkë me ta në ashensor ka qenë edhe një foshnje 15-muajshe, e cila vazhdimisht qante.

Sipas tij, disa herë e ka kontaktuar në telefon stafin e këtij biznesi, por askush nuk përgjigjej.

‘Kemi mbetur rreth 30 minuta në ashensor, fëmijët vazhdimisht qanin. Fëmija më i vogël ka qene një foshnje 15 muajshe. Ishte situatë shumë e vështirë, pasi që hapësira në ashensor filloj të mbetej pa ajër’, tregon ai tmerrin e përjetuar./zeri.info.

Hamidi sqaron se i ka kontaktuar Policinë, ndërsa këta të fundit kane arritur bashkë me zjarrëfiksat dhe i kanë hapur dyert e ashensorit.

Ai kërkon nga inspektoratet përkatës qe të marrin masa ndaj këtyre bizneseve te papërgjegjshme, pasi që, sipas tij, për gjysmë ore nuk kanë arritur ta aktivizojnë as gjeneratorin.