Tre deputetë të padiplomuar në Kuvendin e ri të Shqipërisë

Tre deputetë të padiplomuar në Kuvendin e ri të Shqipërisë

Instituti i Studimeve Politike nxorri në pah se Parlamenti i ri shqiptar ka tre studentë të padiplomuar ende dhe një deputet që s’ka arsim të lartë. Të tjerët deklaruan diplomim të rregullt në një ose më shumë fusha studimi.

Parlamenti i ri përbëhet në shumicë nga juristët, të cilët janë 36 dhe ekonomistët ose financierët, të cilët janë 31, njofton Gazeta-Shqip.

Deputetët që kanë më tepër se një fakultet, diplomën e dytë e kanë marrë, në shumicën e rasteve, në juridik, kryesisht në universitete private ose të qyteteve të tjera. Dy deputetë janë shkolluar jashtë vendit, një në Strugë dhe një në Hollandë.

Në Parlament gjithashtu na përfaqësojnë 13 mjekë, një farmacist, dy sportistë nga Akademia e Sporteve dhe dy artistë nga Fakulteti i Arteve.

Studimi nga Instituti del në përfundimin se nuk është përmbushur nevoja e madhe që elitat tona politike kanë për njohuri të thelluara në çështjet juridike dhe në çështjet ekonomike.