Transferimi i Pogbas në Angli thuajse punë e kryer

Transferimi i Pogbas në Angli thuajse punë e kryer

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, është duke vazhduar bisedimet me Juventusin për t’ia mundësuar lojtarit të tij kalimin tek Manchester United.

Pogba u largua nga “Djajtë e Kuq” para katër viteve por tani raportohet se ai ka nënshkruar kontratë me ish-klubin e tij, njofton Sky Sport.

Ai pritet të përfitojë rreth 13 milion euro në vit, pa përfshirë këtu bonuset.

Raiola ka takuar Pogban edhe në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të finalizuar gjithçka rreth kontratës./Insajderi.com