Transferimi i Higuain nxitë Tottin që të kritikojë futbollin modern

Transferimi i Higuain nxitë Tottin që të kritikojë futbollin modern

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka kritikuar kalimin e Gonzalo Higuain nga Napoli tek Juve për një shumë marramendëse prej mbi 90 milion euro.

Sipas kapitenit romak, futbollistët tashmë luajnë vetëm për para.

“Futbolli ka ndryshuar shumë.  Tani gjithçka bëhet për para.  Lojtarët ndryshojnë ekipet gjatë tërë kohës, për të bërë para.  Tani luhet për para e jo për pasion,” ka thënë ai.

“Tifozët nuk dëshirojnë që të tradhtohen nga lojtarët e tyre të preferuar,” ka thënë Totti, që ka një karrierë gati tri dekada me Romën, shkruan Goal.com

“Vetëm shikoni se çfarë ndodhi me Higuanin i cili e la Napolin për t’iu bashkuar Juves.  Është një katastrofë”, ka shtuar ai.

Juventus ka blerë një numër lojtarët dhe pritet të jetë pretendent serioz për Ligën e Kampionëve.  Përveç Higuain, “Zonja e Vjetër” ka transferuar edhe Pjanic, Benatia dhe Alves./Insajderi.com