Transferimi i baktereve përmes mishit të pulës  

Transferimi i baktereve përmes mishit të pulës  

Pulat e supermarketit, apo të njohur në Kosovë si “kaqikat”, e kanë nivelin rekord të mikrobeve, ka treguar Agjencia për Standardet e Ushqimit në Britaninë e Madhe.

Kjo agjenci ka raportuar për një rritje të konsiderueshme të bakterit të quajtur “kamflobakterit” i cili është i dëmshëm dhe gjendet në pula, shkruan “The Guardina”, raporton Insajderi.

Rezultatet janë shqetësuese sepse rezistenca ndaj antibiotikëve në mesin e bagëtive mund të ndikojë lehtësisht në rezistencën e njerëzve, duke i bërë ilaçet vitale të paefektshme ndaj sëmundjeve të rënda.

Agjencia për Standardet e Ushqimit ka raportuar se në 10 vitet e fundit rastet e “kamflobakterit”, janë dukshme të larta në pulat të cilët shitësit pretendojnë se janë të freskëta.

Agjenci ka paralajmëruar se ky studim jep dëshmi që rezistenca ndaj mikrobeve kamflobakterit (AMR), gjenden në pulat që shiten më pakicë nëpër marketet e Britanisë së Madhe. Prandaj është e rëndësishme që pulat të trajtohen në mënyrë higjienike për të zvogëluar rrezikun për shëndetin publik.

Gjatë vitit 2014, “The Guardian” ka raportuar për nivelin e lartë të infeksionit të kamflobakterit në mish pule në Mbretërinë e Bashkuar, e cila vjen nga mos higjiena dhe shkelja e sigurisë në fabrikat e përpunimit.

Këto rezultate janë marrë nga ekspertë për të treguar se përdorimi i antibiotikëve për trajtimin e kafshëve nga fermerët e ka shkaktuar përhapjen e baktereve rezistente, të cilat mund të kenë efekte të mëdha në shëndetin e njeriut.

Një nga metodat kryesore të transmetimit të baktereve është nëpërmjet kontaktit me bagëtinë në zinxhirin ushqimor. Ndërsa praktikat e duhura higjienike dhe  gatimi i mirë i pulës mund të vrasin ato baktere të cilat gjenden në pulat të cilat ne i konsumojmë, ndërsa çdo gabim i mundshëm mund të rezultojë në infeksione të rënda. /Insajderi.com