Artikull i sponsorizuar

Trajtimi i infertilitetit në Klinikën Amerikane

Trajtimi i infertilitetit në Klinikën Amerikane

Klinika Amerikane filloi punën nga viti 1996 nën mbikëqyrjen e Dr. Spec. Behar Kusari. Kjo Klinikë për 13 vite me radhë ka trajtuar me qindra e mijëra raste të ndryshme të pacientëve. Por që nga viti 2007, kur edhe u hap klinika Amerikane në Kosovë kishte një infrastrukturë moderne, në një hapësirë prej 800 m2.

Klinika Amerikane është klinika  e parë në Kosovë për trajtimin e infertilitetit femëror dhe mashkullor, duke bërë që ekspertët e saj t’i trajtojnë rastet duke vënë në përdorim pajisjet më të sofistikuara për këtë lloj trajtimi shëndetësor.

Rreth punës në Klinikën Amerikane në Kosovë ka folur doktori i kësaj klinike Assoc. Prof. Dr. Cagcil Yetim, i cili ka disa ditë që ka filluar me punë në Klinikën Amerikane në Prishtinë.

Ai thotë se gjatë këtyre ditëve i ka trajtuar më shumë se 100 pacientë të ndryshëm.

“Të gjitha rastet dhe të gjithë pacientët janë shumë të vacant për mua, secili prej tyre ka historinë e vet, rastin e vet të veçantë. Kam vetëm pak javë  që kam filluar punën në Klinikën Amerikane, mirëpo kam arrit që të trajtoj, që të kontrolloj rreth 100 raste të pacientëve të ndryshëm. Shumica e tyre kanë pothuajse të njëjtin problem”, thotë Assoc. Prof. Dr. Cagcil Yetim.

Ai ka treguar për shkaktarët të cilët qojnë deri tek infertiliteti, si mashkullor ashtu edhe femëror. Assoc. Prof. Dr. Cagcil Yetim,, thotë se martesat në moshë të shtyrë, stresi dhe mënyra e ngrënies janë ndër shkaktarët kryesor që shkaktojnë infertillitetin.

“Tjetër problem që mund të jetë, është konsumimi i ushqimit. Nëse konsumojmë shumë perime dhe shumë proteina kjo do të pengoj bllokimin e kanaleve dhe të zhvillimit të hormoneve. Mirëpo stresi është ai i cili më së shumti ditët e sotme po ndikon te secili pacient në përgjithësi tek njerëzit. Gjithashtu zhvillimi i teknologjisë është një indikator tjetër, pra që do të thotë që në çdo vend jemi të rrethuar nga interneti, dhe valët që përçon kjo ndikon shumë në ovulacionin ose reproduktimin si te meshkujt ashtu edhe te femrat”, ka thënë ai.

Doktori, shpjegon edhe për aplikimin e metodës ART. Assoc. Prof. Dr. Cagcil Yetim,,  për të cilën edhe është i specializuar.

“ART është mënyra artificiale e shtatzënisë ose Asistimi i Reprodukuar Mjekësor që ndryshe njihet si IVF. Unë jam specialist i gjinekologjisë obstetrike, që bëj intervenime shumë të veçanta, laparaskopi, histereskopi, kam një bagazh shumë të madh sa i përket kësaj lëmije”.

Ai tregon se si aplikohet kjo metodë në Kosovë.

“Fillimisht japim disa injeksione që të bëjmë stimulimin e vezëve tek femra. Kur vezët të arrijnë fazën e pjekurisë kur ato të përgatiten, i koleksionojmë ato nga femra. Në të njëjtën kohë dorëzohet analiza e spermogramit nga mashkulli. Pastaj marrim qelizat vezë dhe ato spermatozoide dhe i fekondojmë, fertilizojmë me metodën ICSI. Pastaj në laborator shohim se cilat embrione janë zhvilluar. Pasi që të bashkohen qelizat i vendosim në aparaturat e endometriumit të cilat i lëmë aty për 5 ditë që ato të përgatiten, e pastaj bëhet transferimi i atyre embrioneve te femra”, shpjegon doktori.

Ndër tjerash, Assoc. Prof. Dr.  Cagcil Yetim, njihet edhe si doktori që ka sjell në jetë beben me peshën më  të rënd në historinë e Turqisë, një bebe 7 kilogramëshe.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Përafërsisht në vitin 2012 ka pasur këtë mundësi që të sjelli në jetë beben më të rëndë në Turqi, dhe njihem si doktori që e ka sjellë në jetë beben më të rëndë”.

E Klinika Amerikane më 8 mars 2017, mbushi 10 vite jetë pas hapjes së klinikës për infertilitet dhe gjinekologji, nën udhëheqjen e Dr. Behar Kusarit,  përuroi po ashtu edhe objektin e spitalit special për gjinekologji, obstetrikë dhe infertilitet. Me një hapësirë prej 2800 m2 të rehatshme dhe luksoze, si dhe me një ekip mjekësor dhe administrativ prej 65 veta spitali është i pajisur me teknologjinë më moderne shëndetësore.

Hapësira luksoze që posedon kjo Klinikë së bashku me stafin profesional dhe investimet në teknologji e pajisje mjekësore, ndihmuan në krijimin e klinikave të reja si blloku operativ, sallat e lindjes, laboratorët e analizave biokimike, laboratorët për infertilitet, gjinekologji, neonatologji, pediatri dhe dermatologji.

Fatkeqësisht  gjithë këtë arritje dhe investim, themeluesi i Klinikës Amerikane Dr. Behar Kusari i cili edhe u njoh si eksperti më i madh në Ballkan në fushën e asistimit të reprodukuar mjekësor (ART), ndërroj jetë pak muaj më parë, por ëndrra dhe përkushtimi i tij vazhdoi.

Sipas tij, jo rastësisht motoja e tyre vazhdon të jetë ‘Ne e bëjmë të mundur’.