Trajneri i titujve dhe transfereve rekorde

02.03.2017 19:20
Trajneri i titujve dhe transfereve rekorde

Çfarëdo që të ndodhë, Luis Enrique do të largohet si trajner i suksesesshëm i klubit katalanas. Ai ka fituar tetë nga dhjetë tituj të mundshëm, deri në këtë moment, dhe është “ende gjallë” në të tria garat e sezonit në vazhdim. Por, ajo që e zbeh disi rolin e tij si teknik në “Camp Nou” është diçka tjetër.

Luis Enrique nuk i ka kushtuar lirë Barcelonës, e cila, nën drejtimin e tij, ka blerë 16 lojtarë për një shifër rekord jo të papërfillshëm, prej rreth 343 milionë eurosh.

Të vetëdijshëm se ekipi ishte në zgrip, klubi ka bërë një investim shumë të fortë pas mbërritjes së Enriques si trajner. Ter Stegen (12 milionë), Mathieu (20 milionë), Luis Suarez (81.7 milionë), Rakitic (18 milionë), Vermaelen (19 milionë), Douglas (4 milionë), Claudio Bravo (12 milionë) dhe Alen Haliloviç (2.5 milionë) janë përforcime ytë tij. Douglas dhe Vermaelen janë sistemuar te Sporting dhe Roma, respektivisht. Bravo u transferua te Manchester City dhe Haliloviç te Hamburg, i cili, nga ana e tij, i ka dhënë rrugë për Las Palmas.

Pavarësisht sanksioneve të FIFA-s, klubi blaugrana iu përgjigj pozitivisht kërkesave të tjera të Luis Enrique për përforcime . Erdhën Arda Turan (34 milionë) dhe Aleix (18 milionë) në fillim të sezonit 2015-2016. Këtë vit, klubi, edhe një herë, ka bërë një përpjekje të madhe për të zgjeruar grupin me elementë cilësorë, sipas trajnerit. Investimi ka qenë gati 123 milionë euro: André Gomes (35 milionë), Samuel Umtiti (25 milionë), Lucas Digne (16.5 milionë), Jasper Cillessen (13 milionë), Denis Suárez (3.25 milionë) dhe Alcácer (30 milionë). Në përgjithësi, më shumë se 114 milionë në një vit e gjysmë, për të fituar, mes të tjerash, një “hat-trick” në sezonin 2014-2015.

Luis Enrique ka përvetësuar tashmë edhe Superkupën e Spanjës dhe ëndrrat për një tjetër titull në La Liga vijojnë, sepse Champions-i në të vërtetë duket një fantazi në sezonin në vijim, pas humbjes 4-0 në “Parces de Princes”.