Trajneri që shpenzoi 1 miliard euro për transferimin e futbollistëve

Trajneri që shpenzoi 1 miliard euro për transferimin e futbollistëve

Blerjet e futbollistëve në periudhën 2008-2017 i kanë kushtuar Guardiola-s 1 miliard euro. Kjo është ajo që publikohet te tabloidi britanik “The Sun” që ka bërë një listë me futbollistët që janë blerë nga Barcelona, Bayern e Manchester City gjatë këtyre 9 viteve me Guardiola-n në pankinë.

Gjatë kësaj vere, Citizens siguruan shërbimin e Bernardo Silva-s, Mendy, Ederson, Kyle Ëalker dhe Danilo. Këtyre emrave u shtohen ata të Leroy Sane dhe John Stones që u blenë verën e kaluar të gjithë këta për 459 milionë euro.

Gjatë periudhës së tij si trajner i Barcelonës, klubi katalanas shpenzoi 383 milionë euro në merkato ku përfshihen edhe blerjet e Ibrahiimoviç apo  David Villas. Në rastin e Ibrahimoviç, Barcelona i pagoi Interit 60 milionë euro së bashku me kartonin e Samuel Eto’o.

Për sa u përket 3 sezoneve me Bayernin e Mynihut,  u shpenzuan 195 milionë euro me Guardiola-n që solli në klubin bavarez emra të tillë si Javi Martinez, Mario Gotze apo edhe Arturo Vidal.