Trajneri i Prishtinës, pjesë hetimeve për kurdisje të ndeshjeve

Trajneri i Prishtinës, pjesë hetimeve për kurdisje të ndeshjeve

Trajneri i Prishtinës Mirel Josa është pjesë e raportit të UEFA-s ku hetohen kurdisjet e ndeshjeve të KF Skënderbeu. Në raportin hetues ku zbardhen ose sqarohen lidhjet e krerëve të KF Skënderbeu dhe të futbollit shqiptar në njerëz të politikës, industrisë së basteve dhe krimit të organizuar, përmendet edhe trajneri aktual i Prishtinës, ish trajner i Skënderbeut.

Për Josën, në raportin e UEFA-s, thuhet se ka qenë shok fëmijërie me Ardjan Taken, Kryetarin e klubit korçar dhe para se të merrte Skënderbeun ka qenë i përfshirë në nj skandal të kurdisjeve të ndeshjeve si trajner i KS Vllaznia. Sipas Panorama Sport ai është marrë në pyetje nga prokuroria e Krujës për kurdisjen e ndeshjes Kastrioti – Vllaznia, që kishte përfunduar 2:1.

Sistemi BFDS, që monitoron ndeshjet e dyshuara si të kurdisura, ka idenfikuar ndeshjen e Josës më ish klubin e tij Vllazninë, më 24 gusht 2012 si potencialisht e kurdisur apo e manipuluar për qëllime të bastvënies.

Për trajnerin aktual të Prishtinës thuhet se ka qenë pjesë e dyshimeve edhe për kurdisjen e ndeshjes Skëndebeu – Silkeborg nga nga rezultat 2:1 në pjesn e parë, kishte përfunduar 2:4, duke ardhë 1-2 siç thuhet në zhargonin e bastoreve. Josa në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje kishte bërë 8 zëvendësime të lojtarëve!

Në raport thuhet se ka shumë gjasa, nëse nuk është krejtësisht e sigurt që Josa ka qenë në dijeni për kurdisjen e ndeshjes dhe Kryetari i klubit, Ardjan Takaj ka diktuar zëvendësimet.

Reagimet ndaj kësaj ndeshjeje janë pjesë e provave që komisioni hetues, që e ka përpiluar raportin, ia ka dërguar UEFA-s.

Për më shumë lexoni në Insporti.com