Trajneri i Leicesterit: Mund të fitojmë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Leicesterit: Mund të fitojmë Ligën e Kampionëve

Trajneri i Leicester, Craig Shakespeare, kërkoi maksimumin nga futbollistët e tij, përpara ndeshjes kundër Sevilla, në 1/8-t e finaleve të Champions League, me besimin se atmosfera në “King Power Stadium” mund t’i ndihmojë të përmbysin humbjen 2-1, në ndeshjen e parë të luajtur në Spanjë.

Ndërkohë, mesfushori Danny Drinkwater tha se futbollistët do ta mirëprisnin qëndrimin e Shakespeare edhe në sezonin e ardhshëm. Kontrata e ish-trajnerit të Leicester City mbyllet në sezonin e ardhshëm.

Pasi e ka udhëhequr Leicester drejt fitores 3-1 kundër Liverpool dhe Hull në Premier League, Shakespeare tha:

“Do të jetë një rast i veçantë në ‘King Power’. Atmosfera do të jetë elektrizuese dhe unë shpresoj të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalojnë. T’i përdorim këto dy fitoret e fundit për vetëbesim. Nuk po themi se do të jemi të hapur dhe do të sulmojmë gjithë kohës, sepse Sevilla ka futbollistë të jashtëzakonshëm, por mendoj se ne mund të fitojmë.”

“Do të jetë një ndeshje shumë interesante për t’u futur mes tetë ekipeve më të mira të Europës”, tha Shakespeare.

Ndërsa kur u pyet nëse Leicester mund të bëj një tjerët mrekulli në këtë sezon, duke triumfuar në Champions League, ashtu si bëri në Premier League, u përgjigj: “Përse jo? Ne jemi në Champions, jemi në garë dhe nëse fitojmë ndaj Sevilla në fushën tonë do të jemi mes tetë ekipeve më të mira. Ne do të përpiqemi të fitojmë dhe të jemi kompetitivë në çdo ndeshje deri në fund.”