Trajneri i Kosovës reagon pas ndeshjes ndaj Finlandës

05.09.2016 23:30

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku është ndarë i kënaqur me barazimin kundër Finlandës dhe paraqitjen e skuadrës së tij.

Trajneri i Kosovës reagon pas ndeshjes ndaj Finlandës

Kosova i nisi me barazim kualifikimet e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’. Tekniku i Kosovës pas ndeshjes tha se djelmoshat e tij kanë treguar lojë mjaft të mirë, dhe sipas tij, kjo pikë është e merituar. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen që i kanë bërë përfaqësues sonë në Turku te Finlandës.

“Finlanda është ekip shumë i mirë. Duke pasur parasysh problemet që kemi pas, mendoj se këta djem kanë treguar shumë lojë të mirë dhe Kosova ka ardhmëri të mirë”, ka thënë Bunjaku.

“Mendoj se pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, kemi lojtarë teknikisht të mirë. Në të njëjtën kohë duhet të mësojmë së në disa raste duhet te kemi kujdes”.

“Ndjenje shumë e mirë, nuk mund ta përshkruaj, këtë përkrahje që kemi pas në Finlandë dhe mendoj se është një rezultat shumë i mirë”, ka theksuar Bunjaku.