Trajneri i Joshuas: Isha i bindur se humbëm

Trajneri i Joshuas: Isha i bindur se humbëm

Trajneri i Anthony Joshuas, Rob McCracken ka pranuar se ai është frikësuar se boksieri britanik e kishte humbur duelin kur u rrëzua në ring nga goditja e pësuar nga Wladimir Klitschko në raundin e gjashtë të duelit.

27 vjeçari u rikthye pas atij rrëzimi për të fituar duelin në raundin e 11-të dhe për të triumfuar para 90 mijë shikuesve duke rrëmbyer të gjithë titujt në kategorinë e rëndë të boksit.

Duke folur për BBC Radio 5 pas takimit, McCracken pranoi se ai ishte i bindur se Joshua e kishte humbur duelin.

“100 për qind kam qenë i sigurt se ai do të humbiste duelin pasi u rrëzua në raundin e gjashtë me goditjen më të madhe të pësuar ndonjëherë në karrierën e tij”.

“Por, ne e kemi ditur se ai mund të rigrupohej dhe nëse do të qëndronte me mua dhe do të më dëgjonte, ne do të tejkalonim situatën”.

“Ne e kemi munduar për 12 javë atë dhe ai e ka urryer këtë, por kam qenë me fat, këto janë gjërat prej të cilave bëhen ëndrrat”.

“Vullneti i tij dhe përkushtimi ka qenë gjëja më impresive për ne. Ai në fund është entuziazmuar dhe doli prej vetes në ring, por ai është person i mrekullueshëm. Askush nuk e meriton këtë më shumë se Joshua”, u shpreh trajneri i britanikut.

Joshua me fitoren e realizuar ka pushtuar botën e sportit dhe të boksit, duke rrëmbyer zemrat e miliona fansave për performancën e tij, teksa të njëjtën gjë e bëri edhe Klitschko me vullnetin dhe përkushtimin e treguar. /Telegrafi/