Trajneri i Irlandës U-21 frikësohet nga Kosova: Kanë traditë futbolli

Trajneri i Irlandës U-21 frikësohet nga Kosova: Kanë traditë futbolli

Trajneri i përfaqësueses së Republikës së Irlandës U-21, Noel King, pranon që nuk e njeh skuadrën e Kosovës dhe nuk e di se çfarë po e pret skuadrën e tij në hapje të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.

Republika e Irlandës U-21 e pret Kosovën U-21 në gjiron e parë të këtij kompeticioni në stadiumin “Tallaght” të shtunën në orën 14:00.

Por, trajneri irlandez thotë se ka pak informacion për skuadrën e Kosovës, e cila zhvillon ndeshjen e parë zyrtare të shtunën, pikërisht ndaj skuadrës së Republikës së Irlandës, shkruan gazeta irlandeze Irish Independent.

“Ne nuk e dimë se me çka po përballemi tek kundërshtarët tanë, por do t’i trajtojmë ata me respektin më të madh,” thotë King. “Është një traditë e lartë e futbollit në vendin e tyre. Ne duhet të jemi inteligjentë në mënyrën se si do luajmë, se si do mbrojmë dhe sulmojmë dhe nuk do të nënvlerësojmë Kosovën,” tha ai.

“I takon të gjithëve të përgatiten mirë, stafit dhe lojtarëve. Ne do të mbajmë një mendim pozitiv dhe do të provojmë të fitojmë lojën,” u shpreh trajneri i Irlandës U-21. /Insajderi.com

Lista e përfaqësueses së Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës.

Kosova U-21 sfidon Irlandën me futbollistë të Superligës së Kosovës