Trajneri i Finlandës tregon se Hetemaj ende po e konsideron Kosovën

Futbollisti kosovar i Finandës, Përparim Hetemaj ende nuk e ka refuzuar Kosovën, pasi ai po e mendon ndërrimin e përfaqësueses finlandeze për atë ksoovare, sipas Hans Backe, selektorit të Finlandës.

Trajneri i Finlandës tregon se Hetemaj ende po e konsideron Kosovën

Selektori i Finlandës, Hans Backe, gjatë konferencës për media para ndeshjes me Kosovën, ka folur edhe për Përparim Hetemjan, mesfushorin nga Drenica që paraqitet me Finlandën.

 

Backe nuk e ka ftuar mesfushorin e Chievon për ndeshjen me Kosovën, me kërkesë të lojtarit. Madje, Backe i ka hapur rrugë Hetemjat që në vazhdim të karrierën ta përfaqësoj Kosovën, përcjell Express, njofton Insajderi.

“Unë kam folur me Përparim Hetemjan dy jave me parë dhe e kam respektuar vendimin e tij që të mos luaj në këto dy ndeshje”, ka deklaruar ai.

“ Pasi këtyre dy ndeshjeve do të flas më të dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ai vendos të luaj për Kosovën, unë nuk do te kisha ndonjë problem dhe do t’i uroja sukses”, ka theksuar Backe. /Insajderi.com