Trajneri i Finlandës thotë se “Kosova ishte e rrezikshme”

Trajneri i Finlandës, Hans Backe ka reaguar pas barazimit prej 1-1 ndaj Kosovës, në ndeshjen e parë për te dyja skuadrat në kualifikimet e Botërorit "Rusi 2018"..

Trajneri i Finlandës thotë se “Kosova ishte e rrezikshme”

Kosova në debutim arriti që ta ndalë Finlandën, ndërsa Backe i ka lavdëruar futbollistët kosovar, shkruan Zëri.

”Kosova ishte mjaft e gjallë dhe e mbushur me energji. Ata kanë vrapuar për 90 minuta. Mendoj se ata janë një ekip i mirë dhe tejet i rrezikshën”, u shpreh Backe.

Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Kroacisë, më 8 tetor në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës. /Insajderi.com