Trajneri i Finlandës flet për vendimin e Hetemajt

Përzgjedhësi i kombëtares së Finlandës në futboll, Hans Backe është shprehur i lumtur me vendimin e futbollistit kosovar të Chievo Veronës, Përparim Hetemaj, që të luajë edhe më tej për Finlandën.

Trajneri i Finlandës flet për vendimin e Hetemajt

Tekniku gjerman i finlandezëve ka thënë se futbollisti nga Drenica mbetet një futbollist i rëndësishëm për skuadrën e tij, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Ai është shumë i rëndësishëm për në dhe unë jam shumë i lumtur që ai e mori këtë vendim. Ai kontribuon në lojën tonë me punën e palodhshme që bënë në fushë dhe përvojën e madhe që ka në Serie A”, tha Backe.

Mesfushori i Chievos, i cili ka zhvilluar 43 ndeshje me kombëtaren finlandeze, vendosi të mos luajë kundër Kosovës në ndeshjen e parë zyrtare të “Dardanëve” të zhvilluar pikërisht ndaj skuadrës së drejtuar nga Hans Backe.

Megjithatë, ky vendim mbetet i kuptueshëm për Backe-n, pasi mesfushori nuk deshi të përballej me përfaqësuesen e vendit ku ka lindur.

“Unë e kuptova plotësisht vendimin e tij për të mos luajtur ndaj Kosovës”, deklaroi Backe në një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur listën e 22 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të Finlandës.

Hetemaj luan prej 5 vitesh me skuadrën e Chievos në Serinë A. /Insajderi.com