Trajneri i Bolivisë fton 93 lojtarë për kualifikueset e Botërorit

Trajneri i Bolivisë fton 93 lojtarë për kualifikueset e Botërorit

Guillermo Angel Hojos, trajneri i ri i Bolivisë, do ta ketë disi të vështirë për të përcaktuar formacionin me të cilin do të luajë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, pasi ka publikuar një listë paraprake me 93 lojtarë.

Argjentinasi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës dhe që pretendon se është ai personi që zbuloi Lionel Mesin, ka bërë të qartë se kjo listë e madhe i nevojitet për të qenë i përgatitur për çdo eventualitet para dy ndeshjeve të rëndësishme me Perunë dhe Kilin.

Në listën e 53-vjeçarit janë 7 portierë, 27 mbrojtës, 34 mesfushorë dhe 25 sulmues, të cilët duhet të paraqiten në stërvitje para se ai të bëjë përzgjedhjen përfundimtare të skuadrës e cila aktualisht mban vendin e 9 mes 10 pjesëmarrëseve të kualifikueseve në zonën e Amerikës së Jugut. /Insajderi.com