Trajneri i Barcelonës: I frikësohem më së shumti këtij ylli të Chelseat

Trajneri i Barcelonës: I frikësohem më së shumti këtij ylli të Chelseat

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur pas shortit të hedhur sot në Ligën e Kampionëve.

Shorti i 1/8 të finales i hedhur sot, përcaktoi Chelsean si kundërshtar të Barcelonës, ndeshje kjo më interesantja e kësaj faze në këtë garë.

Pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, ka reaguar trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, i cili komentoi kundërshtarin e tij në fazën tjetër.

Sipas Valverdes, lojtari më i rrezkishëm i Chelseat nuk është Eden Hazard apo N’Golo Kante, por Alvaro Morata.

Valverde është në dijeni për kërcënimin që Morata do të përbëjë për skuadrën e tij.

“Chelsea është kampion i Premier Ligës dhe e presim me emocion këtë ndeshje, edhe pse do të jetë e vështirë. Chelsea është ekip i fortë dhe fizik, me një sistem taktike të qartë”, tha Valverde.

“Me transferimin e Moratas ata janë bërë më të shpejtë në sulm, derisa Eden Hazard është shumë i mirë në mes të vijës së mesfushës dhe të sulmit”, deklaroi Valverde. /Insajderi