Trajneri i Argjentinës kërcënon futbollistin e Barcelonës: Nëse largohesh nuk je i ftuar

Trajneri i Argjentinës kërcënon futbollistin e Barcelonës: Nëse largohesh nuk je i ftuar

Javier Mascherano ka ndërmend të largohet nga Barcelona që në muajin janar. Një lajm ky që nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli. Siç ka bërë të ditur radio “De La Red”, ai e ka paralajmëruar lojtarin duke i thënë se nuk do të grumbullohet për Kupën e Botës, nëse vendosë të transferohet në Kinë.

Mbrojtësi argjentinas nuk është më një zgjedhje e parë te katalanasit dhe kjo duket se është arsyeja kryesore pse ai ka kërkuar të largohet që në merkaton e janarit. Dyshja Pique-Umtiti është bërë e paprekshme për trajnerin Valverde, shkruan Telesport.

Javier Mascherano, gjithsesi, nuk ka ndërmend ta detyrojë klubin ta shesë. Madje, është i gatshëm të presë deri në verë. Megjithatë, Valverde ka filluar të punojë për të gjetur disa zgjidhje në mbrojtje në rast se ai largohet.