Trajnerët më të paguar të futbollit në botë

Trajnerët më të paguar të futbollit në botë

Nga dyshja Pep e deri te Benitez, ja kush kryeson në renditjen e strategëve. Në këtë listë prinë Premier League e cila zë gjashtë nga shtatë vendet e para, ndërsa Ancelotti përfshihet në podium.

Këtë sezon, Premier League është kampionati me më shumë yje në stol. Dhe jo sepse Pep Guardiola dhe Jose Mourinho kanë vendosur të bëjnë revolucion në Manchester duke siguruar lojtarë spektakolarë.

Ata janë edhe vetë shumë tërheqës për tifozët dhe kështu e rrisin edhe më shumë konkurrencën në kampionat. Kjo reflektohet edhe në pagat e tyre, njofton Telesport.

Gazeta “The Sun” sot ka zbuluar se cilët janë trajnerët më të paguar në botë, në këtë listë dominon futbolli anglezë, kjo është lista:

Mourinho (Manchester United),

Guardiola (Manchester City),

Wenger (Arsenal),

Klopp (Liverpool),

Conte (Chelsea) dhe

Pochettino (Tottenham) zënë gjashtë nga shtatë vendet e para, teksa Ancelotti (Bayern) është i treti në podium.

Benitez (Newcastle), i cili punon në Championship, mbyll dhjetëshen e parë, aty ku janë edhe Zidane me Simeonen.