Për herë të parë në 60 vite, Italia dështoi të kualifikohet për Kupën e Botës, e cila mbahet vitin e ardhshëm në Rusi. Trajneri aktual i kombëtares, Giampiero Ventura, pritet të shkarkohet si rezultat i dështimit të skuadrës së tij.
Shpresa e fundit e italianëve për të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm u shua të hënën mbrëma pas barazimit pa gola në “San Siro”, pasi Suedia e fitoi ndeshjen e parë në Stokholm me rezultat minimal 1-0.
Jetëgjatësisë së shkurtër të Ventures në krye të Italisë sigurisht se do t’i vijë fundi pasi ai u bë trajneri i parë që prej Alfredo Fonit në vitin 1958 që dështon ta sigurojë kualifikimin.
Por kush do ta marrë rolin e trajnerit të katër herë kampionit të botës në momentin e saj më të dobët ndër vite?
Emrat që tani qarkullojnë në media janë: Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Gian Piero Gasperini, Maurizio Sarri, Massimiliano Allegri, Luigi Di Biago dhe Roberto Mancini./Express/