Tragjike: Piloti britanik ndërron jetë në garat Moto Grand Prix [Video]

18.11.2017 18:54
Tragjike: Piloti britanik ndërron jetë në garat Moto Grand Prix [Video]

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në gara e MotoClycle Grand Prix që u zhvilluar në Macau.

Piloti britanik Daniel Hegarti ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të rënë në pistë. Britaniku humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

Piloti u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë.

31-vjeçari, merrte pjesë për të dytën herë në garën e Çmimin të Madh të Macao.