Trafikimi me drogën më të rrezikshme – Raporti i Progresit tregon për trafikimin e heroinës

Trafikimi me drogën më të rrezikshme – Raporti i Progresit tregon për trafikimin e heroinës

Raporti i Progresit i publikuar sot për Kosovën lidhur me vitin 2017, nga Komisioni Evropian ka përmendur disa nga problemet e Kosovës sa i takon trafikimit të drogave, raporton Insajderi.

Sipas këtij raporti, Kosova vazhdon të jetë vend në tranzit për trafikimin e lëndëve narkotike, me theks të veçantë të heroinës dhe kanabisit.

Autoritetet kosovare kanë arritur të kapin disa sasi të vogla të drogave, por kjo sipas raportit ka ndodhur për shkak të punonjësve të vogël në departamentin për hetimin e narkotikëve.

“Kosova vazhdon të jetë një vend tranzit për trafikimin e heroinës dhe kanabisit, por më së shumti të heroinës”.

“Edhe pse sasia e zënë e këtyre drogave është e vogël në mënyrë specifike të heroinës dhe kokainës, për shkak të numrit të pakët që punojnë në departamentin për hetimin e narkotikëve”, thuhet në Raportin e Progresit.

Po ashtu më tej theksohet se ekzistojnë grupe kriminale shqiptare që kontribuojnë trafikimit të heroinës dhe distribuimit në BE.

“Grupet e organizuara kriminale [shumica shqiptare] vazhdojnë të luajnë një rol dominant në hartën e gjerë të trafikimit të heroinës dhe distribuimit të BE-së, Kosova ka nevojë të rrisë dhe të intensifikoj luftën kundër trafikimit të drogës”.

“Zyra e prokurorit vazhdon të jetë me mungesë stafit dhe në mungesë të trajtimin për të luftuar në mënyrë efektive çështjet e trafikimit të drogës”, thuhet në Raportin e Progresit./Insajderi.com