Traditat e bujqve kosovarë afër të shkaktojnë djegie të shtëpive

Traditat e bujqve kosovarë afër të shkaktojnë djegie të shtëpive

259 rast janë shënuar deri më tani të djegieve të hamullorëve në Ferizaj.

Pavarësisht rrezikut të djegieve të fushave pas korrjes së grurit shumë fshatarë në vendin tonë vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Madje një gjë e tillë djegie ka shkaktuar edhe deri tek ndërprerja energjetike në fshatin Pojac të Ferizajt.

Por banorët insistojnë se zjarret janë shkaktuar aksidentalisht.

“Ka pas një kontakt të shkurt në mes telave, ndërsa tek shtëpia ime ka pas rrezik më të madh pasi shtëpia ka qenë afër fushave”, ka thënë një banor i fshatit.

Ndërkaq edhe zjarrfikësit kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes për djegien e fushave në këtë kohë të nxehtë, raporton RTK.

Ministria e Mjedisit ka bërë me dije që djegie e këtyre fushave do të sanksionohen me gjobë për të gjithë ata që shkaktojnë zjarre të qëllimshme.