Tradhëtoi ekipin për rivalët e përjetshëm, tifozët i hedhin gjarprinj te porta

Tradhëtoi ekipin për rivalët e përjetshëm, tifozët i hedhin gjarprinj te porta

Çdo futbollist që guxon të ngrejë zërin për të shprehur qoftë edhe pakënaqësinë më të vogël ndaj klubit aktual është i dënuar të përballet me ndëshkimin e tifozëve dhe për kuptuar më mirë këtë dënim të ditëve të sotme duhet të rezervoni sado pak kohë për Vedran Janjetovic, i cili është përballur me një trajtim të frikshëm kur u transferua nga Sydney FC për te Sydney Wanderers.

Pas katër viteve me Sydney FC, Janjetovic guxoi të bëjë transferimin e tij pë rte ekipi i anës tjetër të Sydney, duke u bashkuar me Wanderers rivalin e përjetshëm të ish-ekipit të tij.

Ditën kur të dy ekipet u përballën në derbin e vlefshëm për A-League, aty ku luan edhe ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Besart Berisha me ekipin e Melbourne Victory, tifozët e Sydney FC vendosën të frikësojnë dhe njëherësh ta etiketojnë portierin “tradhëtar” me gjarpinj gome, të hedhur mbi rrjetën e portës së tij.

Fatmirësisht për ekipin e Wanderers, Janjetovic bëri një seri me pritje duke shpëtuar portën e ekipit të tij në atë derbi të përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, mes dy rivalëve të përjetshëm, shkruan Telesport.

Ka qenë Aston Villa në Premier League ajo që ka startuar këtë trend, kur Fabian Delph u rikthye në “Villa Park”, asaj kohe pasi ishte transferuar te Manchester City. /Insajderi.com