“Tradhëtia” e Alcantaras, zbulohet pse Messi mohon rikthimin te brazilianit te Barça

“Tradhëtia” e Alcantaras, zbulohet pse Messi mohon rikthimin te brazilianit te Barça

Sikurse kishte zbuluar më parë “DonBalon.com”, se mes planeve B dhe C për mesfushën, Barcelona kishte në mendje rikthimin e Thiago Alcántara, futbollisitn që ndezi debatin në kampin blaugrana në momentin kur u largua drejt Bayern Munich për një çmim të volitshëm.

Gjithsesi futbollisti i përfaqësueses spanjolle tashmë po përballet me një kundërshtar në skuadrën e Barcelonës, Leo Messi, që mund të anullojë rikthimin e Thiago Alcantara te klubi katalanas.

Ylli argjentinas dhe Thiago Alcántara janë mirëkuptuar gjithmonë në perfeksion brenda fushës, gjithsesi, Messi duket se nuk ka asnjë qëllim të falë dhe kapërdijë një deklaratë të futbollistit të Bayern Munich, në momentet kur ai u largua nga Barça, që tashmë i mbyll dyert për rikthimin blaugrana.

Fraza me të cilën Thiago Alcantara i referohej Real Madrid: “Fraza ‘Unë kurrë nuk firmosa për Real Madrid’”, sipas Messi ishte e gabuar, sepse fraza e duhur, sipas argjentinasit, do të kishte qenë:

“Unë kurrë nuk do të firmos për Real Madrid”. Ndaj, Leo Messi nuk e fal Thiago Alcántara, që supozohet të ketë menduar të tradhëtojë Barçan, ndaj dhe rikthimi i tij te klubi katalanas është thuajse i mohuar, të paktën për sa kohë argjentinasi është në klubin blaugrana. /Telesport.al