Toure dhe Schweinsteiger nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve

Mesfushori gjerman i Manchester United, Bastian Schweinsteiger, nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve këtë stinor. Ai është lënë jashtë listës së 27 lojtarëve që duhet të paraqiten në UEFA para fillimit të garës.

Toure dhe Schweinsteiger nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve

Trajneri Jose Mourinho vendosi para disa ditëve që ta mbajë gjermanin në ekip, dhe për këtë e ka futur në listën e lojtarëve që do të luajnë në Ligën Premiere të Anglisë, por mesfushori nuk e ka bindur portugezin që ta ftojë edhe në Ligën e Kampionëve, shkruan Sky Sport.

Në ndërkohë, edhe mesfushori tjetër i njohur, Yaya Toure, që luan tek Manchester City, ka pranuar një vendim të njëjtë si Schëeinsteiger./Insajderi.com