Totti, shpëtimtari i Romës

Francesco Totti i ka siguruar Romës tre pikët e radhës në Serie A, në ndeshjes e javës së katërt ndaj Sampdorias në 'Olimpico'.

Totti, shpëtimtari i Romës

Vendasit e filluan më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Salah, i cili shënoi në minutën e 8.

Sampdoria u kundërpërgjigj përmes Murielit, i cili shënoi në minutën e 18 për të barazuar shifrat, dhe më pas kaloi në epërsi përmes Quagliarellas që shënoi katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë ndeshja ishte ndërprerë për një kohë për shkak të reshjeve të shiut, por vazhdoi përsëri pas një pauze.

Me të rifilluar takimi Roma barazon shifrat përmes Dzekos, që shënoi në minutën e 61′, ndërsa Totti nga penalltia shënoi në minutën e 92′. /Insajderi.com