Tottenham nuk gabon, Alli dhe Davies vulosin suksesin e parë sezonal [video]

Tottenham nuk gabon, Alli dhe Davies vulosin suksesin e parë sezonal [video]

Tottenhami e ka fituar ndeshjen e parë të stinorit në Premier Ligën angleze ndaj Newcastle, me rezultat 2-0.

“Gjelat”, që luanin jashtë shtëpisë së tyre, fituan me dy gola të shënuar në pjesën e dytë të takimit. Dele Alli në minutën e 61-të dhe Ben Davies në minutën e 70-të vulosën fitoren e parë të stinorit për Tottenhamin.

Vlen të theksohet se skuadra e Newcastle United mbeti me një futbollist më pak në minutën e 48-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Jonjo Shelvey. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5wum5p