Totaj u premton fermerëve rritje të subvencioneve

Totaj u premton fermerëve rritje të subvencioneve

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, dje ishte në Korishë, ku realizoi disa vizita nëpër fshat.

Siç njofton PDK, fillimisht Totaj vizitoi fabrikën e këpucëve D&H tek “Fortesa”, ku u njoftua për së afërmi me sfidat që i kanë bizneset. Totaj vizitoi edhe fermerin, Avdyl Muçaj, i cili ka në posedim 80 krerë lopë, dhe pemtarin, Bujar Ukimeri. Kryetari i ardhshëm, theksoi se në listën e prioriteteve të tij është rritja e subvencionimit të fermerëve, si kusht i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.

Gjatë vizitës në fshat, Totaj gjithashtu nderoi të rënët për liri, duke vendosur kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve. Ai theksoi se ne kemi detyrim madhor ndaj të rënëve për liri, meqë ata janë frymëzim i pashtershëm për të vazhduar para.

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë qëndrimit në Korishë, premtoi rregullimin e shtratit të lumit duke u zotuar se ky projekt do të realizohet gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare, në krye të Prizrenit.

Kjo vizitë, si edhe takimet e tjera me qytetar, dëshmojnë përkushtimin e kryetarit Totaj, se do të jetë afër qytetarëve, për t’i dëgjuar hallet e tyre dhe për ta realizuar programin qeverisës, të Forcës së Ndryshimit për Prizrenin.