Totaj shpreson tek votat me kusht

Totaj shpreson tek votat me kusht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, pret përmbysje të rezultatit në Prizren. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai beson se votat me kusht mund ta ndryshojnë rezultatin aktual në këtë komunë.

“Matematikisht ka gjasa të ndryshohet rezultati”, është shprehur ai.

Totaj ka bërë me dije se në këtë rezultat ta papritur ka ndikuar mosfunksionimi me Partinë Demokratike Turke të Kosovës, të Mahir Jagxhillarit, në anën tjetër mobilizimi i elektorati të LDK-së për ta votuar kundërkandidatin e tij.

Sipas Totajt, rezultati tregon se KDTP-ja nuk e kishte elektoratin nën kontroll dhe në fund e votoi kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.