Totaj shpall fitoren në Prizren – fjalët e tij

Totaj shpall fitoren në Prizren – fjalët e tij

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka dalë triumfues nga rezultati i Exit Poll-it, ka thënë se pret që të ketë fitore më të thellë.

“Të dhënat nga terreni flasin për një fitore më të thellë. Tash do të vazhdojmë për fitore më të mëdha. Gjithsesi e kam pritur. Përveç se e kam pritur, edhe kam besuar. Dallimi nuk është i vogël, por të dhënat nga terreni, ne do të kemi një rezultat me diferencë më të madhe”, ka thënë ai për klankosova