Torturimi i fëmijëve në “familjen e lumtur”

Torturimi i fëmijëve në “familjen e lumtur”

Prindërit e akuzuar për mbajtjen e 13 fëmijëve të tyre të lidhur në një shtëpi në Kaliforni janë deklaruar të pafajshëm.

David Turpin, 56 vjeç, dhe Louise Turpin, 49 vjeç, po përballen me akuzat për torturë, abuzim dhe burgim.

Ata u arrestuan pasi njëra nga vajzat e tyre u arratis nga shtëpi, ndërsa policia i gjeti vëllezërit dhe motrat e tjera të lidhur me zinxhirë për shtretër dhe të kequshqyer.

Çifti u shfaq në gjykatë pasi prokurorët ngritën akuzat e tmerrshme të abuzimit kundër tyre.

Prokurori i Qarkut Riverside Mike Hestrin tha se çifti dyshohet se i ka ndëshkuar fëmijët e tyre duke i lidhur – së pari duke përdorur litarë dhe më vonë duke i lidhur për shtretërit e tyre.

Më herët, familja ishte portretizuar si familje e lumtur.