Torres shpëton mirë nga përplasja brutale

03.03.2017 09:30
Torres shpëton mirë nga përplasja brutale

Fernando Torres i dërgoi një mesazh falënderimi dhe qetësimi nëpërmjet rrjeteve sociale të gjithë tifozëve të shqetësuar për gjendjen e tij pas përplasjes brutale me një mbrojtës të Deportivos, përplasje që e la pa ndjenja.

Sulmuesi i Atletico Madrid shkroi në Twitter: “Shumë faleminderit të gjithëve për mesazhet. Ishte vetëm një përplasje që na frikësoi. Shpresoj të kthehem shumë shpejt”.

Torres u përplas fort në një duel ajror me Alex Bergantinos, pak minuta para përfundimit të ndeshjes. Ai ra menjëherë në tokë pa ndjenja dhe ishin shokët e ekipit, Gabi dhe Vrsaljko, ata që i nxorën gjuhën.

Mjeku i Deportivos e vlerësoi punën e tyre kështu: “Bënë atë që duhej. Gabi mori një kafshim në dorë duke u munduar që t’i nxirrte gjuhën. Lojtarët bënë një punë perfekte duke i dhënë ndihmën e parë”, ka thënë mjeku u Deportivos. /Insajderi.com