Tori Spelling, bëhet nënë për herë të pestë

03.03.2017 12:19
Tori Spelling, bëhet nënë për herë të pestë

Tori Spelling ka sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë. 43-vjeçarja ka lindur një djalë të shëndetshëm të enjten, dhe zbuloi emrin e tij në Tvvitter vetëm pak orë më pas.

Aktorja postoi një foto bardhë e zi të dorës së vogëlushit të vendosur në atë të të bashkëshortit të saj Dean McDermott. Në diçiturën e fotos ajo shkruan: “Jemi të lumtur tu bëjmë të ditur lindjen e anëtarit më të ri të familjes McDermott!”.

Më pas ajo bëri të ditur dhe emrin e vogëlushit, Beau Dean McDermott.