“Top ekipi” i UEFA-s,  klubi që dominon

“Top ekipi” i UEFA-s,  klubi që dominon

Sot, votimi për top-ekipin e vitit në futboll është hapur për votim nga përdoruesit e faqes “UEFA.com”. Në edicionin e 17-të e vijojnë garën finale 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues. Ata janë emëruar për top-ekipin ideal të vitit 2017.

Këto 50 lojtarë janë kandidatë për “top 11” dhe janë zgjedhur nga ekipi editorial i “UEFA.com”, duke përfshirë gazetarët veteranë dhe korrespondentët ekspertë, bazuar në shfaqjet e secilit me klubet dhe ekipet e tyre europiane në garat e UEFA-s për vitin 2017.

Real Madridi, kampioni në fuqi i “Champions League”, ka një sasi mbresëlënëse lojtarësh në këtë listë, plot 11 të nominuar, duke përfshirë edhe lojtarin më të mirë aktual, të shpallur nga UEFA, Cristiano Ronaldo, i cili është në listën e të nominuarve për këtë çmim për herë të katërmbëdhjetë.

Finalisti humbës i “Champions League”, Juventusi, ka pesë kandidatë, ndërsa katër lojtarë janë të pranishëm nga Manchester United, fitues i “Europa League”. Në këtë listë paraqiten gjithsej 14 klube (përfshirë rastet e lojtarëve që kanë përfaqësuar dy klube në vitin 2017), ndërsa janë të përfaqësuara 20 nacionalitete. Në total, 18 nga 50 kandidatët nominohen për herë të parë. Barcelona ka pesë përfaqësues, duke përfshirë edhe Neymar, i cili tani luan te PSG-ja.

Ja lista e 50 të nominuarve

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), David de Gea (Manchester United), Keylor Navas (Real Madrid), Manuel Neuer (Bayern Munich) Jan Oblak (Atlético de Madrid).

Mbrojtës: Dani Alves (Juventus/PSG), Leonardo Bonucci (Juventus/Milán), Dani Carvajal (Real Madrid), Giorgio Chellini (Juventus), Kamil Glik (Mónaco), Diego Godín (Atlético de Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marcelo (Real Madrid), Benjamin Mendy (Mónaco/Manchester City), Thomas Meunier (PSG), Gerard Piqué (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Alex Sandro (Juventus), Davinson Sánchez (Ajax/Tottenham) y Antonio Valencia (Manchester United).

Mesfushorë: Dele Alli (Tottenham), Marco Asensio (Real Madrid), Casemiro (Real Madrid), Kevin de Bruyne (Manchester City), Christian Eriksen (Tottenham), Fabinho (Mónaco), Eden Hazard (Chelsea), Andrés Iniesta (Barcelona), Isco (Real Madrid), Toni Kroos (Real Madrid), Henrikh Mkhitaryan (Manchester United), Luka Modric (Real Madrid), Miralem Pjanic (Juventus), Paul Pogba (Manchester United) y Saúl Ñíguez (Atlético de Madrid).

Sulmues: Sergio Agüero (Manchester City), Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund), Karim Benzema (Real Madrid), Edinson Cavani (PSG), Paulo Dybala (Juventus), Radamel Falcao (Mónaco), Antoine Griezmann (Atlético de Madrid), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandoëski (Bayern Munich), Kylian Mbappé (PSG), Dries Mertens (Nápoles), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Barcelona/PSG), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) y Luis Suárez (Barcelona)./Telesport.