“Top 10” përmbysjet e historisë së futbollit

“Top 10” përmbysjet e historisë së futbollit

Nga “Stambolli” te “Mrekullia e Bernës”, për të mbërritur në triumfin e shquar të Barcelonës ndaj PSG-së, nisur nga rëndësia e asaj që ka prodhuar “in extremis” dhe në një intensitet kohe, po ju njohim më poshtë me “top 10” përmbysjet e historisë së futbollit.

Nga “Stambolli” te “Mrekullia e Bernës”, për të mbërritur në triumfin e shquar të Barcelonës ndaj PSG-së, nisur nga rëndësia e asaj që ka prodhuar “in extremis” dhe në një intensitet kohe, po ju njohim më poshtë me “top 10” përmbysjet e historisë së futbollit.

Gjermania Perëndimore-Anglia 3-2 Ka shumë njerëz në Angli që do t’ju tregonin se kombëtarja e “Tre Luanëve” në vitin 1970 ishte më e mirë se më 1966, kur rezultoi fituese. Një “rematch” me Gjermaninë Perëndimore është gjithmonë e shijshme në nxehtësinë përcëlluese meksikane, katër vjet më vonë. Anglia, pa i përfillur kushtet, shkoi dy gola në avantazh në vetëm 20 minuta. Gjermania Perëndimore u rikthye përmes Franz Beckenbauer. Pak momente më vonë, trajneri i Anglisë, Alf Ramsey, zëvendësoi Bobby Charlton. Uwe Seeler barazoi 2-2, para se Gerd Muller të vuloste gjithçka, në shifrat 3-2, në limit të kohës shtesë.

Bayern Munich-Manchester United 1-2 Kundër Bayern Munich, në finale, “Djajtë e Kuq” iu gëzuan triumfit, pasi bavarezët goditën dy herë shtyllën, në pjesën e dytë. Pastaj, komentatori anglez, Clive Tyldesley, pyeti: “A mundet tani të shënojë Manchester United, sepse kur nuk realizon, e pëson? Manchester United e dha përgjigjen me Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer, që nënshkruan një fitore të pamundshme, që e dërgoi trajnerin e tyre në ekstazë. Atë mbrëmje, Alex Ferguson tha: “Futbolli?! Ferr dhe gjak!”

Hungaria-Gjermania Perëndimore 2-3 Duke qenë e pamposhtur në 32 ndeshje, Kupa e Botës e vitit 1954 dukej e destinuar për Hungarinë, kur ekipet u takuan përsëri në finalen e Zvicrës. Ferenc Puskas e dërgoi Hungarinë në epërsi, në minutën e gjashtë, ndërsa bashkëlojtari Zoltan Czibor dyfishoi shifrat pak minuta më vonë. Megjithatë, Adi Dassler dhe Helmut Rahn bënë të pabesueshmen në gjashtë minutat e fundit, që kishin mbetur për t’u luajtur. Një ndeshje që kujtohet me dashuri në Gjermani, si “Mrekullia e Bernës”.

Werder Bremen-Anderlecht 5-3 Një ndeshje rutinë e “Champions League”, në grupe, kundër Anderlecht. Belgët mbetën të habitur nga fakti që Werder e pa veten në avantazh 3-0 pas vetëm 30 minutash lojë në vitin 1993. Ylli i së ardhmes së Newcastle United, Philippe Albert, zhbllokoi rezultatin, ndërsa Danny realizoi dopietë, për të parë rezultatin 3-0. Më tej gjermanët shënuan edhe dy gola të tjerë.

Kaiserslautern-Bayern Munich 7-4 Gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, ishin të qetë në pjesën e parë, me një epërsi të dyfishtë, ardhur pas golave të Bernd Gersdorff dhe Gerd Muller. Pas pushimit të ndeshjes, Muller shënoi edhe një herë, por bavarezët ishin të pafuqishëm përballë sulmit të Kaiserslauternit, me gjashtë gola në vetëm 30 minuta. Kjo ka ndodhur në vitin 1973, shkraun telesport.

Barcelona-Atletico 5-4 Duke parë se rezultati ishte 3-0 në gjysmën e ndeshjes, në sezonin 1996-1997, në çerekfinale të Kupës së Mbretit, Barcelona bëri një përmbysje sensacionale, me gola të shënuar nga Luis Figo dhe Ronaldo. Pas kualifikimit, “El Mundo Deportivo” e përshkroi këtë rikthim si “ndeshjen më të gjallë, më emocionale dhe më spektakolare të viteve të fundit”.

Liverpool-Borussia Dortmund 4-3 (5-4 total) Liverpool bëri një nga përmbysjet më dramatike në “Anfield”, në Ligën e Europës. E paparë ndonjëherë, për të kapërcyer ish-skuadrën e Jurgen Klopp dhe shkuar në gjysmëfinale të garës, sezoni 2015-2016. Philippe Coutinho, Mamadou Sakho dhe Dejan Lovren ishin heronjtë e “Reds” atë mbrëmje.

Monaco-Real Madrid 3-1 (5-5 total) Real Madridi ishte në rrugën e duhur të avancimit drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, sezoni 2003-2004, duke pasur një avantazh total 5-2 ndaj Monaco, para Ludivic Giuly të niste të mendonte ndryshe. Ai zhbllokoi ndeshjen e kthimit, ndërsa Fernando Morientes e dërgoi rezultatin 5-4 në total. Monaco u eliminua nga golat në fushën kundërshtare të “Los Blancos”, shkruan telesport.

Milan-Liverpool 3-3 (2-3 penallti) Rafael Benitez mund ta ketë lënë “Anfield” nën re të zeza, por edhe kritikët e tij më të zjarrtë do të duhet të pranojnë se Stambolli ishte një arritje epike. Milani kaloi në epërsi brenda një minute dhe siguroi avantazhin 3-0 brenda pjesës së parë, duke bërë që disa tifozë “Reds” ta lënë stadiumin “Ataturk”. Në pjesën e dytë funksionoi për mrekulli strategjia e Benitez. Në gjashtë minuta të çmendura, ndeshja rifitoi ekuilibrin rezultativ 3-3 dhe anglezët përfundimisht rezultuan fitues nga ekzekutimi i penalltive.

Barcelona-PSG 6-1 (6-5 total) Demetrio Albertini e tha bukur pas ndeshjes, se “e pamundura është bërë e mundur.” Asnjë ekip në historinë e Ligës së Kampionëve nuk e ka përmbysur dot kurrë një disavantazh prej katër golash nga ndeshja e parë. Mbrëmë është shkruar historia në këtë drejtim, me një natë magjike në “Camp Nou”. Barça e pa veten në epërsi 3-0, por goli në fushë kundërshtare i Edinson Cavani u duk se shoi shpresat e katalanasve. Por, Neymar kishte ide të tjera, duke shënuar dy gola dhe krijuar një tjetër për Sergi Roberto, në minutën e fundit të kohës shtesë, për të siguruar një fitore historike, që pa te pranishmit shumë lot gëzimi./Insajderi.com