Tony Blair mbyll bizneset, heq dorë nga konsulenca për qeverinë shqiptare

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka deklaruar se do të mbyllë perandorinë e tij biznesore dhe po ashtu firmën e tij të konsulencës së qeverive, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra.

Tony Blair mbyll bizneset, heq dorë nga konsulenca për qeverinë shqiptare

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij, Blair thotë se një shumë substanciale të parave do t’i dhurojë për organizata jo fitimprurëse, raporton The Independent.

Ish-lideri i Britanisë ka marrë shumë kritika mbi fitimet që ka siguruar kryesisht nga ofrimi i konsulencës për qeveri të huaja dhe firma shumëkombëshe. Ai ka sqaruar se puna e tij tashmë do të fokusohet tek ato jofitimprurëse.

Ish-­kryeministri britanik që ka punuar dhe si konsulent për qeverinë shqiptare, është kritikuar për ofrimin e këshillave për regjimin në Kazakistan sesi të përballonin masakrën mbi civilët nga punonjësit e sigurisë. Gjithashtu, Blair ka ndihmuar dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pasuria e Blair përllogaritet që arrin në 80 milionë paund. /Insajderi.com